MIRË SE VINI!

Autoriteti Përmbarues “ALEA”SH.P.K, ka filluar ushtrimin e veprimtarisë përmbarimore me 5 maj 2014 kur edhe ka filluar sistemi i përmbarimit privat në Kosovë. Dhe është zyra e parë përmbarimore në Republikën e Kosovës e udhëhequr nga një Përmbaruese Private, e cila po ashtu ishte edhe Kryetare e Odës së përmbaruesve të parë të Kosovës në mandatin 2015-2018.

Ka funksion të pavarur privat por me karakter publik, ku mund të realizoni kërkesën tuaj kreditore sipa Ligjit Nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore të Republikës së Kosovës.

“Përmbaruesi privat” – nënkupton personin fizik të emëruar nga Ministri i Drejtesisë në pajtim me dispozitat e këtij ligji, i cili në kryerjen e autorizimeve publike të besuara sipas këtij ligji, vendos
për veprimet nga kompetenca e tij në zbatimin e përmbarimit të lejuar dhe ndërmerr veprime për përmbarim”

Me vlerësimin e bazës juridike sipas së cilës ju kërkoni realizimin e kërkesës suaj dhe procedimin e mëtutjeshëm të rastit tuaj merret sipas kompetencave të bartuara nga shteti Përmbaruesja Mr. Sc. Emine Sherifi-Lubeniqi, e cila është emëruar nga Ministria e Drejtësisë me vendimin nr. 162/2014, të dt. 02.05.2014.

Nëse ju posedoni ndonjërën nga dokumentet përmbaruese sipas LPP-së, ju lutem të paraqiteni në zyrën tonë ku do ju udhëzojmë për veprimet e mëtutjeshme për realizimin e kërkesës suaj ose na kontaktoni përmes adresës elektronike apo përmes numrave të telefonit të cilat mund t’I gjeni në këtë web faqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *